Nëse datat 7 ose 14 qershor imponohen për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, koalicioni Aleanca – Alternativa është i gatshëm të merr pjesë në ato zgjedhje, por kushtet për t’u mbajt zgjedhjet ende nuk janë plotësuar, vlerëson kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA.
“Zgjedhje nuk mund të ketë për sa kohë që misionet vëzhguese të jashtme nuk mund të jenë prezent në Maqedoninë e Veriut. Ka paralajmërime që do të hapen kufijtë, por në momentin që ne flasim kufijtë nuk janë hapur akoma dhe pa misionin monitorues OSBE-ODIHR nuk mund të pranojmë zgjedhje këtu në Maqedoninë e Veriut sepse demokracia është e papjekur, është manipulative, e tillë ka qenë gjithë këto vite dhe pa mision vëzhgues ndërkombëtar këto zgjedhje nuk mund të jenë kredibile”, deklaroi Sela.
I mendon se ço imponim i mundshëm i datës së zgjedhjeve nuk do të ishte i mirë, kur e kemi parasysh se ne lufta me koronavirusin ende vazhdon dhe mbetet e paqartë se si do të organizoheshin ato zgjedhje, cila do të ishte mënyra e zhvillimit të fushatës por edhe ditës së votimit.