Sela nga Kërçova: Ne nuk do t’i largojmë administratorët nga puna, por do t’i sistemojmë dhe do t’i bëjmë udhëheqës


Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerin e koalicionit Alternativën në suaza të fushatës parazgjedhore me moton “Tash është koha” hapën shtabin komunal në Kërçovë.

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela nga Kalaja e Kërçovës tha se nëse koaliconi merr besimin e votuesve dhe vjen në qeveri, nuk do t’i largojnë administratorët nga puna por do t’i sistemojë nëpër vendet e tyre të punës dhe do t’i bëjë udhëheqës.

“Ne nuk do t’i largojnë administratorët nga puna por do t’i sistemojmë nëpër vendet e tyre të punës, ne do t’i bëjmë udhëheqës. Ju si kërçovarë jeni përballur me zhgënjimin. Ne e përkrahëm kadidatin shqiptar në Kërçovë, ndërsa ata në Strugë u mblodhën për të na rrëzuar, por shqiptarët i kanë kuptuar këta manipulime. Ne do t’i realizojmë ëndërrat e vërteta dhe të mirëfillta. Ne do t’i kthejmë vendet e punës për shqiptarët. Ne do ta ndalim vjedhjen e parave që janë bërë. Ne do të bëjmë që tatimet tuaja të ngelin këtu në Kërçovë. Ne nuk do të lejojmë që djersa e shqiptarëve të shkojë për individë të caktuar për një emër dhe mbiemër. Me 15 korrik ata do të japin llogari” tha Sela.

Në këtë takim me banorët e Kërçovës morri pjesë edhe bartësi i listës së Aleancës në zonën e 5 zgjedhore, Syrja Rashidi, i cili tha se synimi i Aleancës dhe Aletrantivës është ta ndërtojnë Kërçovën, pasi siç tha ai BDI-ja për 18 vite e ka shkatërruar atë. Remzi Mehmedi kandidat për deputet në zonën e 6 zgjedhore theksin e vuri te fitorja e 15 korrikut.

Baby Boo