Sela: Më e rëndësishme se MO është fjala e parë e preambulës e cila e ndan një komunitet etnik nga komunitetet tjera etnike


Sonte në emisionin 200 në Alsat është i ftuar kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ku shprehet se nuk është e mjaftueshme vetëm përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit në Preambulën e Kushtetutës, por duhet edhe gjuha shqipe. Ndërkohë që theksoi se do të kërkoj që në preambulë të qëndroj se Maqedonia është shtet multietnik.

“Më e rëndësishme se sa Marrëveshja e Ohrit që futet në këtë Preambulë janë çështjet tjera. Është gjuha, është fjalia e parë e preambulës e cila e ndan një komunitet etnik nga komunitetet tjera etnike, e cila thotë që qytetarët e Maqedonisë, populli maqedonas si dhe qytetarët tjerë që jetojnë, ne vetëm jetojmë në Maqedoni, s’paskemi të kaluar, s’kemi ndoshta edhe ndonjë të ardhme. Këto janë elemente që duhet të ndryshohen në Kushtetutë dhe të radhiten popujt pa ndonjë ndarje të një komuniteti nga një komunitet tjetër, por të gjithë popujt të llogariten të barabartë. Fjala që më së shumti përdoret nga 2001, por ndoshta edhe nga 91 është që Maqedonia është shoqëri multietnike, Maqedonia është shtet multietnik, ne do të kërkojmë që në Preambulë të futet edhe kjo fjalë, shtet multietnik, sepse ky është realiteti i Maqedonisë”, deklaroi Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.

Baby Boo