Sela: “Ky nëntor i mbushur plot me dhimbje të jetë i fundit për shqiptarët”


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në Fejsbuk ka uruar shqiptarët për 28 nëntorin, Ditën e flamurit.
Sela në telegram urimin e tij ka dëshiruar që ky nëntor i mbushur plot me dhimbje, lot, trishtim e pikëllim të jetë i fundit për shqiptarët.

“Të gjejmë forcën që së bashku të nxjerrim mësim, të reflektojmë dhe të ringrihemi për t’u bërë më të fortë se kurrë. Të kujtojmë të kaluarën e lavdishme, të mbrojmë dhe të punojmë për të ardhmen. Të ruajmë ndjenjën e përgjegjësisë duke hapëruar drejt sfidave të reja, që të shohim veten tonë më të ndritur, më të ngritur, më të lirë e të barabartë. Gëzuar dhe për shumë mot festa e Flamurit”, ka shkruar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Baby Boo