Sela: “Këtë betejë do ta fitojmë si koalicion ngase e kanë tepruar zullumin ndaj shqiptarëve”


Ziadin Sela nga Tearca, tha se kandidati Nazim Taipi ka ardhur nga diaspora për të sjellë shpresë për qytetarët në vendlindje. Sela tha se programi i tij është i pasur dhe do të jetë shembull se si do të duhet të menaxhohet me komunën.

Sela tha se ata dhe Alternativa me kandidimin e Nazim Taipit dëshmojnë se diasporën nuk e llogarisin vetëm si trup votues.
“Përkundrazi, e llogarisim edhe si ata që duhen votuar. Ky është vetëm një fillim sepse në të ardhmen edhe më tepër do t’i kemi përfaqësuesit e diasporës nëpër lista, kandidatë për deputetë, lista këshilltarësh” tha Sela.

Ziadin Sela tha se nuk është e vështirë të bëhet dallimi ndërmjet kapaciteteve menaxhuese jo vetëm të Nazimit, por edhe të kandidatëve të ASH-AAA dhe BDI nga ana tjetër.
“Nëse kërkoni në internet komunat më transparente dhe më të suksesshme do të ju dal lista e komunës së Gostivarit, Bogovinës, Negotinë-Vrapçshtës. Nëse kërkoni komunat me më pak borxhe do të ju dalin përsëri emrat e këtyre komunave. Nëse kërkoni komuna për investime do të ju dalin përsëri këto komuna. Nëse nga ana tjetër kërkoni që kanë më tepër borxhe e para do të ju del Tetova, nëse kërkoni komuna në të cilën aspak nuk ka transparencë, do të ju dal Tetova, Çairi, Struga, Tearca, të gjithë që i menaxhojnë këta”, u shpreh Sela, duke shtuar se nuk duhet lejuar që në asnjë nga këto komuna të fitojnë ata.

Sela tha se emri i funksionarëve të BDI-së është manipulim, hajdutëri, mashtrim, shpifje.
“I keni parë, marrin fjalë ngjesin vetëm e vetëm që ta njollosin pastërtinë. BDI e ka të qartë një gjë. Ata të dalin para popullit dhe të thonë jemi të pastër nuk e bëjnë dot. Formën më të mirë e kanë të thonë e po edhe ata anë njësojë si ne. E këtë betejë ne do ta fitojmë si koalicion sepse e kanë tepruar zullumin”, deklaroi Sela.
Sela tha se situata është alarmante, ndërsa shtoi se këto zgjedhje tha janë shumë të rëndësishme.

“Është momenti kur do t’i jepet goditja kësaj mbrapshtie e cila po riciklohet dhe na vjen me forma të tjera gati sa herë që ka zgjedhje lokale. Është beteja ndërmjet ndryshimit, e me të ndërmjet demokracisë dhe lirisë, është beteja ndërmjet përgjegjësive dhe ndalimit të migrimit, dhe beteja ndërmjet atyre që duan ta ruajnë status kuon”, deklaroi Sela.
Ziadin Sela tha se është detyrë e qytetarëve me 17 tetor duke votuar pastër të largojnë BDI-në nga pushteti.

Baby Boo