Sela: “Jam në shërbim të anëtarësisë”


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, u pyet gjatë ditës së sotme nëse do të kandidojë sërish për të qenë kryetar i ASH-së. AI tha se ai i nënshtrohet rregullave të cilat i nënshtrohet çdo anëtari i ASH-së.

“A do të kandidohem apo jo unë. E kam përsëritur edhe tjera herë. Unë jam në funksion të anëtarësisë së ASH-së dhe sjellja ime në të ardhmen do të jetë në funksion të saj. Kuptohet që situata politike pas zgjedhjeve lokale ka pësuar tronditjet e veta politike dhe ne mundohemi bashkë me Arbenin dhe strukturat tjera të Aleancës të sillemi në formë të përgjegjshme. Do të bëhet ashtu siç është më mirë, në funksion që ky proces të ecë, në funksion që të ndalen ndërhyrjet e jashtme në ASH”, deklaroi Sela.

Ai tha se është ndërprerë procesi i anëtarësimit në këtë parti, për shkak se vijon organizimi i Kongresit të partisë.
Sela tha se ASH numëron rreth 11 mijë anëtarë, prej të cilëve rreth 3.500 janë anëtarësime të reja.

Baby Boo