Sela i dërgon letër ambasadorit Zhbogarit: 9 maji nuk është vetëm dita e BE-së, por edhe përvjetori i “Kumanovës”


Me rastin e 68 Vjetorit të themelimit të BE dhe ditën së Bashkimit Evropian, 9 Majin, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dërgoi telegram urimi të BE në Shkup Samuel Zhbogar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, sot më 9 Maj, me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian dhe 68 vjetorin e themelimit të BE ka uruar Ambasadorin e BE Samuel Zhbogar.

Sela ka falënderuar ambasadorin Zhbogar, për angazhimin e tij personal dhe të Bashkimit Evropian në përgjithësi për përpjekjet e vazhdueshme në demokratizimin e Maqedonisë si dhe ndihmesës së madhe që Maqedonia sa më shpejt të integrohet në BE.

“Sela ka vlerësuar se ideja e Robert Shumanit i cili është ideator i Bashkimit Evropian, që filloi me Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe çelikut dhe se ide përfundoj me pajtimin e Francës dhe Gjermanisë dhe krijimin e BE, duhet kjo ide ti shërbej Maqedonisë, për situatën në Maqedoni , ku mungon respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjellë politik mes dy komuniteteve më të mëdha mes maqedonasve dhe shqiptarëve ku këto të fundit vazhdojnë të ndihen të diskriminuar politikisht dhe ekonomikisht nga shtetit, duke nënvizuar rastet e montuara politike, gjyqësore siç është rasti i fundit i Almirit të vogël, ku drejtësia, ishte sërish selektive dhe diskriminuese”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.

Kryetari i ASH, ka përkujtuar ambasadorin Zhbogar, se në Maqedoni 9, Maji në Maqedoni nuk është vetëm Dita e Evropës , po gjithashtu edhe përvjetori i tretë i rastit të Kumanovës , “një tragjedi politike, ku u vranë shumë njerëz, u brogsën shumë shqiptarë me burg të përjetshëm, u shkatërrua prona, të gjitha këto në kohën e VMRO-BDI, dhe qytetarët ngelën të pa informuar se si dhe pse ndodhi ajo luftë”.

“Kryetari i ASH, kërkoi nga Ambasadori Zhbogar dhe BE të ndihmojnë në inicimin e një hetimi ndërkombëtar për rastin e Kumanovës duke i zbuluar porositësit dhe aktorët e vërtetë që inskenuan atë luftë pikërisht në kohën kur dolën përgjimet e “bombave” të Opozitës, ku po akuzoheshin politikan të pushtetit të kaluar të cilët ishin të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupsion”, thuhet në kumtesë.

Baby Boo