Sela: Gjuha shqipe të jetë obligative edhe për nxënësit maqedonas


Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela sot realizoi një takim pune me ministren e Arsimit dhe të Shkencës të RMV-së, Mila Carovska. Me këtë rast drejtori Y. Sela theksoi se qëllimi i këtij takimi është që së bashku të bëjmë diçka në aspektin e ndërtimit të shoqërisë sonë multietnike. Pas miratimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, shtoi ai në vazhdim, në RMV është krijuar një realitet tjetër. Në sistemin arsimor gjuha shqipe duhet të bëhet obligative për nxënësit maqedonas dhe gjuha maqedonase për nxënësit shqiptarë. Duhet të krijohet një vetëdije dhe disponim i ri. Por kjo varet shumë nga njeriu i parë që e drejton një institucion. Si shembull i mirë duhet të na shërbejë përvoja e Bolzanos, një qytet shumëgjuhësh në Itali, ku funksionojnë në mënyrë të shkëlqyer tri gjuhë zyrtare, si dhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian.

Për sa u përket të dy institucioneve, vuri në dukje ai, ne mund të bëjmë shumë gjëra të përbashkëta, bie fjala shënimin e Ditës Europiane të Gjuhëve në muajin shtator, ku bashkë me ne mund të përfshihet edhe Këshilli i Europës. Po ashtu, me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës mund të organizojmë debate për librat shkollorë, ku ne gjithsesi mund ta japim kontributin tonë. Po ashtu, drejtori Sela i propozoi ministres Carovska që në vitin e ardhshëm shkollor akademik të ndahen bursa për studentët e katedrave të përkthimit dhe interpretimit për universitetet tona, të cilët pastaj do të përfshiheshin në institucionet shtetërore për nevojat e tyre në fushën e përkthimit.

Baby Boo