Sela: Feta Alimi është në burg sepse ma shpëtoi jetën, këta tjerët lirohen sepse deshën të më likuidojnë


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, vlerëson se vendimet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut, varen nga emri dhe mbiemri që mbanë dhe jo nga vepra që ke bërë, shkruan gazeta LAJM. Këtë deklaratë Sela e ka bërë duket komentuar lirimin nga arresti shtëpiak të Spiro Ristovski, ish-ministrit të Arsimit i dënuar për rastin “Organizatorët e 27 Prillit”. Kreu i ASH-së tha se këta që lirohen janë ata që deshën ta likuidonin atë në Kuvend, ndërsa Feta Alimi po mbahet në burg sepse i shpëtoi jetën.

“Është skandal dhe nuk është vetëm Spiro Ristovski, por janë shumë të tjerë të cilët i japin vërtetësi deklaratave që ne i kemi thënë si Aleancë për Shqiptarët që vendimet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut, fatkeqësisht varen nga emri dhe mbiemri që mbanë dhe jo nga vepra që ke bërë. Jo vetëm për rastin e 27 prillit, Feta Alimi është në burg sepse ai ka shpëtuar një njeri, në rastin konkret mua. Të tjetër që lirohen ishin pjesë e kësaj ndërmarrjeje e cila kishte për qëllim që të më eliminojë mua fizikisht dhe nga vetë ky fakt duket që është skandaloze dicka e tillë. Skandaloze janë edhe sjella e autorëve brenda Qeverisë. Nuk mund të mjaftohesh me deklaratën se ne nuk komentojmë vendimet e gjyqit. Skandal në vetëvete. Po duhet t’i komentojmë vendimet politike të gjyqeve politike, sa kohë janë vendime të padrejta. Nuk ka si most ë komentosh lirimin e Sasho Mijallkovit, nuk ka se si mos të komentosh lirimin edhe të Pançevit, Spiro Ristovskit, Rashkovskit ose lirimi i Trajko Veljanovskit. Kur flasim për këtë të fundit është në vazhdën e asaj amnestie që e bëri përbërja e kaluar parlamentare kur nuk ia mori imunitetin, duke nisur nga Talat Xhaferi që i bëri të gjitha lojërat e mundshme që të kalojë ora 12 dhe të mos hidhet në votim. Nuk ka si mos të komentohet rasti i Seat Koçanit. Prokurori i cili është i ngarkuar për lëndën pranon nga Sead Koçanit 17 milion euro, ngrirje pasurie, por pasuri që është në hipotekë. Realisht, i bie që asgjë nuk i është ngrirë Sead Koçanit. E dini cila është ironia më e madhe, ky prokurori që e bën gjithë këtë krim, avancohet në detyrë, është zgjedhur prokuror në prokurorinë republikane, në vend që të ketë përgjegjësi. Ne patjetër duhet t’i komentojmë vendimet e gjyqeve, jo vetëm ne si politikanë, por çdo qytetarë, sepse në fund të fundit, 2017-ta dhe krijimi i qeverisë së re kishte për qëllim që gjërat të funksionojnë ndryshe. E para ishte, drejtësi për të gjithë. E shohim që drejtësia nuk jepet njësoj për të gjithë dhe fatkeqësisht, vazhdojnë që shqiptarëve tu montohen procese politike. Një ndër ta është edhe Feta Alimi, i cili është aty në proces të montuar politikë nga eksponentët e qeverisë e sidomos nga eksponenti shqiptarë brenda Qeverisë, Bashkimi Demokratik për Integrim”, tha Sela për gazetën LAJM.

Baby Boo