Sela dhe Zejdi nuk flasin mes vete? Ja çfarë thotë Zejdi


I ftuar në emisionin Click Plus në TV21, Zejd Rexhepi është pyetur nëse ai dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët nuk komunikojnë mes vete.
Këtë dilemë e ka ngritur një qytetar përmes rrjetit Facebook, i cili ka shkruar se Sela dhe Zejdi nuk flasin mes vete dhe se kanë qëndrime të kundërta për Rri pin e Gazës.

Ndërsa Zejd Rexhepi ka deklaruar se komunikata e Aleancës për Shqiptarët në lidhje me Rripin e Gazës nuk do të dallonte shumë me atë të Alternativës.

“Grupi parlamentar e cila ka kryetarë të dy subjekteve politike ka një funksionim jashtëzakonisht të mirë. Për çështjen e Gazës unë personalisht kam reaguar, fare nuk i kam pasur të rëndësishme qëndimet politike apo të koalicionit apo kujt do qoftë tjetër. E kam ngritur zërin, ka pasur edhe nga miqtë tanë nga Aleanca që e kanë ngritur zërin. Edhe do të kisha dashur që ta kisha parë edhe komunikatën e Aleancës, do të isha i bindur që nuk do dallonte shumë nga komunikata jonë, për faktin që ne e dimë çka është dhi mbja, posaçërisht kryetari i Aleancës e ka përjetuar atë në kuadër të Kuvendit, edhe atë e ka përjetuar drejtpërdrejt nga for cat të cilat vijnë nga institucionet qeveritare,” ka deklaruar kështu Zejdi.

Baby Boo