Sela demanton PDSH-në: Asnjë funksionar nuk na ka ikur (Video)


Duke komentuar lajmet për largimin e anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët dhe rikthimin e tyre në PDSH, Ziadin Sela në emisionin e sontëm “Studio e Hapur” që transmetohet në TV SHENJA, tha se bëhet fjalë për lajme të rejshme dhe propagandë e partisë së Thaçit. Ai tha se asnjë nga funksionarët aktual dhe ish funksionarët qeveritar të partisë së tij nuk është larguar, ndërsa shtoi se është e drejtë e votuesve të zgjedhin vetë për kënd votojnë.

“Para kongresit që e kishte PDSH-ja vazhdimisht çdo ditë kishte lajme, kalime të mëdhaja. Unë e përmenda, Aleanca për Shqiptarët ka kryetarin e saj, ka Kuvendin qëndror që është organ më i lartë ndërmjet dy kongreseve, ka kryesinë qëndrore, ka kryesitë e degëve, kryetarët e degëve, ka dy deputet, ka tre kryetar komunash, ka mbi 60 këshilltarë komunal.

Më thuaj një emër nga këto që ka lëviz në ndonjë subjekt. Po e shpjegoj, asnjë nga këto zyrtarë të Aleancës për Shqiptarët nuk kanë lëvizur, por e njejta situatë është edhe sa i përket anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët, por qoftë edhe të aktivistëve të thjeshtë. Tani votues të cilët ndoshta herë kanë votuar një subjekt, herë një subjekt tjetër politik edhe mund të ketë, këtë nuk mund ta dij unë”, u përgjigj Sela. /SHENJA/

Baby Boo