Sela: ASH do të përkrahë referendumin


Pas konsultimeve dy orëshe, kuvendi qendrorë  i Aleancës për Shqiptarët solli  konkluzion që të përkrahë referendumin për ndryshimin e emrit, me disa vërejtje të cilat i kanë nga Marrëveshja e arritur në Prespë mes Maqedonisë dhe Greqisë, sidomos në pjesën e njohjes së gjuhës së banorëve të cilët jetojnë në Maqedoni.
Lideri i këtij subjekti politik Zijadin Sela, pas takimit ka informuar se ASH mbetet në qëndrimet e saja rreth ankesave dhe mospajtimet të cilat i kanë pasur nga kjo Marrëveshje, por jep një mundësi që të njëjtat të korigjohen gjatë ndryshimeve Kushtetuese të cilat do të jenë në Kuvend. Sela poashtu ka kërkuar nga Qeveria, që të ulen të gjitha forcat politike në vend, dhe ta sjellin edhe një Marrëveshje mes maqedonasve dhe shqiptarëve, me qëllim që tju jepet fund konflikteve  ndëretnike.
“Qëndrimi i Kuvendit Qendror i Aleancës për Shqiptarët është që përkrah referendumin me vërejtjet të cilat i thekësojmë edhe në deklaratë, dhe do të marrim pjesë aktive edhe me fushatë në lidhje me këto tema. Ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politik maqedonas dhe shqiptarë të ulemi dhe të sjellim edhe Marrëveshjen e brendshme mes shqiptarëve dhe maqedonasve në mënyrë që njiherë e përgjithmonë t`i japim fund konflikteve të brendshme të cilat i kanë qytetarët ktu në Republikën e Maqedonisë”, tha Zijadin Sela, kryetar i ASH-së.
Sela  njofton se në momentin  kur në Kuvend do të vijnë në rend ndryshimet Kushtetuese, shqiptarët do të duhet të jenë më sy çelë, dhe do të duhet që të ndërtohet një qëndrim unik I forcave politike shqiptare në Maqedoni. Tryezën e partive politike shqiptare ne Maqedoni sipas Selës është dashur  ta thirrë BDI dhe Ali Ahmeti, sepse të njëjtit kanë qenë pjesë e Marëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“Vlerësoj se tryeza e partive politike parlamentare është dashur të thirret në kohën kurë përpiloheshte marrëveshja me Greqinë. Ne nuk e kemi thirrë, sepse nuk kemi dashtë të vendosim në pozicion të atij që është dashtë ta japë llogari asnjë lider, dhe këtë është dashtë ta thirrë z.Ali Ahmeti dhe BDI, duke pasur parasyshë që kanë qenë pjesë e bisedimeve me Greqinë. Por në kohën kur do të happen ndryshimet kushtetuese ne do ta ftojmë të njëjtën, me qëllim që të ndërtojmë një qëndrim unik të subjekteve politike shqiptare, rreth ndryshimeve Kushtetuese të cilat duhet të bëhen”, tha Sela.
Sela në fund shtoi se ASH nuk do të jelojë që dikush nga jashtë, apo cilado palë bisedimesh të vendosë  për atë se kush është gjuhë zyrtare në Maqedoni, dhe se pala maqedonase me shumë të drejtë ka folur dhe ka mbrojtur gjuhën dhe identitetin e tyre.
Baby Boo