Sekuestrohet një flamur i Serbisë, dhjetëra gëzhoja, karikator kallashi e qindra fishekë në Banjskë


Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Banjskë të Mitrovicës ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Nuk ka persona të arrestuar lidhur me këto sekuestrime.

Rasti është nën hetime.

“Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”.

Baby Boo