Sekuestrohen mbi 26 mijë lëndë piroteknike në rajonin e Tetovës, arr*estohet një person

26.540 fishekzjarre të ndryshme dhe mjete të tjera piroteknike dhe 77 kilogramë duhan janë gjetur gjatë kontrollit të një automjeti në pikë-pagesën rrugore në Zhelinë. Kurse personi me iniciale N.I, 53 vjeçar nga Shkupi është ndaluar në stacionin policor për të cilin do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Baby Boo

“Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë, sot (16 dhjetor) rreth orës 07:00, gjatë kontrollit të paraparë dhe pas informacioneve paraprake të konfirmuara operative, në pikë-pagesën Zhelinë, arr*estuan N.I (53) nga Shkupi, tek i cili gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte “Fiat doblo”, me targa të Shkupit, në pronësi të një kompanie të Shkupit, në vetur janë gjetur 26.540 fishekzjarre të ndryshme dhe mjete të tjera piroteknike dhe 77 kilogramë duhan. Gjetja është fotodokumentuar dhe është konfiskuar për ekspertizë, kurse N.I është ndaluar në Stacionin policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës ndaj tij do të bëhen parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.