‘Seksist, ofendues dhe pa asnjë vlerë humane’: Ç’ndodhi dje mes Niki Delijorgjit dhe Rezart Veleshnjas


Niki Delijorgji, e ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Shiko Kush Luan”, u zotua “t’i parashikonte” të ardhmen të ftuarëve të tjerë, pa e ditur se kjo do të përfundonte në një debat me Rezart Veleshnjan.
Çfarë ndodhi?
E para që nisi të shihte letrat ishte Françeska Jaçe dhe në një moment, Niki i thotë se duhet të dojë më shumë veten dhe të vendosë barriera, kur e sheh që të tjerët po e teprojnë.
“Ai nuk të ka respektuar gjatë emisionit. E ka kaluar masën dhe të ka of*enduar.”- shprehet ish-missi teksa i drejtohet me gisht aktorit të humorit.

Ndërkohë, Françeska përpiqet ta justifikojë duke thënë se janë miq të vjetër dhe kuptohen. Kur kjo rubrikë mbaroi, Rezarti u kthye nga Niki për ta sqaruar pjesën “e ofendimit”, duke i thënë se janë miq prej shumë kohësh.
“Edhe çfarë? Sidoqoftë, unë jam of*enduar që jam këtu femër, jam ofenduar se si je sjellë. Kaq! Nuk po flas me ty, në këto momente unë jam e lidhur dhe ti nuk ke punë me mua”, i përgjigjet Niki.

Veleshnja, përpiqet ta ç’dramatizojë situatën duke vënë në lojë “lidhjen me ëngjëjt” për të cilën Delijorgji flet.
‘Se*ksist, of*endues dhe pa asnjë vlerë humane’:

Duket se debati ka vijuar edhe nëpër rrjetet e tyre sociale, ku Niki e quan Rezartin Demon.
“Ti nuk meriton të dalësh në Story-it e mia. Edhe pse je personazh antipatik për të gjithë publikun, unë do ndaj mendimin tim. Ti je s*eksist, of*endues, man*ipulues, misogjenist dhe aspak i talentuar. Je njeri i ulët pa asnjë vlerë humane. Të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s’ke si të tkthesh përgjigje tregon nivelin tënd 0. Të mos respektosh momentin që unë jam “lidhur” me ëngjëj të pastër gjatë një emisioni tregon shumë mirë që t’u acaruan djajtë e tu të brendshëm.”- shkruan Niki.

Ndërkohë edhe Rezart Veleshnja i është kundërpërgjigjur përmes një Instastory, ku e quan jo të aftë mendërisht.
‘Se*ksist, ofendues dhe pa asnjë vlerë humane’:
“E kuptoj plotësisht gjendjen tënde mendore nga se vjen. Mos u mërzit sepse unë babain artist e kam dhe jam mirë mendërisht, por kjo nuk do të thotë që ti të dëmtosh veten vetëm se babai yt ka bërë disa gabime. Mos e vr*it mendjen, po unë do të thoja mos dil nëpër TV se i ngacmon pl*agët njerëzve. Uroj të bëhesh mirë dhe të jesh sërish e aftë mendërisht.”

Baby Boo