Seks skandali në Parlamentin e Kosovës: Kuvendi kërkon të zbardhet e vërteta


ë një video të publikuar nga një faqe në Facebook e quajtur “Poeplli” dëgjohen dy përkthyese të Kuvendit të Kosovës të cilat gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për Ditën Ndërkombëtare duke lëshuar zëra të çuditshëm.

Kjo seancë ishte transmetuar drejtpërdrejt në të gjitha kanalet televizive e poashtu edhe online, shkruan Periskopi.

E pas publikimit të lajmit ka reaguar Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kjo zyre thotë se përkthyesja zyrtare e gjuhës turke atë ditë ka munguar dhe përkthyesja që dëgjohet ka qenë zëvendsësim.

‘’Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 9 mars 2020, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), Grupi Parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një të angazhuar në grup. E njëjta, në këtë angazhim jashtë punës së saj të kontraktuar, ka përkthyer me kapacitetin e saj’’.

Tutje, thonë se videoja është nxjerrë jashtë kontekstit ndërsa kërkojnë që kjo gjë të hetohet dhe të zbardhet e vërteta.

‘’Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike.’’, thuhet në komunikatë

Baby Boo