Sekretari amerikan zbrapset: Nuk jemi shumë të sigurt nëse COVID-19 ka ardhur nga një laborator kinez


Sekretari amerikan Mike Pompeo, ka pranuar se SHBA’të nuk janë të sigurt nëse COVID-19 ka ardhur nga një laborat në qytetin kinez të Wuhan, pavarësisht se para disa ditëve thanë se kishte prova domethënëse për të mbështetur këtë pretendim.

Duke ripërsëritur kritikat e tij për Kinën rreth kësaj pandemie, zyrtari i lartë i administratës Trump tha se Pekini mund të kishte parandaluar vdekjen e qindra mijëra njerëzve në të gjithë botën duke qenë më transparent.

Por gjatë një conference për shtyp, ai pranoi se zyrtarët nuk kishin prova të fortase COVID-19 ishte me origjinë nga një laborator kinez.

“Ne nuk jemi të sigurt,” tha ai.

“Dhe ka prova domethënëse që kjo erdhi nga laboratori. Këto deklarata mund të jenë të vërteta. Unë i kam bërë që të dyja. Zyrtarët e administratës i kanë bërë ato. Të gjitha janë të vërteta”

Komentet e Pompeo ishin shembujt e fundit të administratës Trump që sulmuan Kinën për trajtimin e saj të sëmundjes COVID-19 të shkaktuar nga koronavirusi i ri, i cili ka vrarë më shumë se 255,000 njerëz në të gjithë botën.

Kritikët thonë se administrata po kërkon të heqë vëmendjen nga ato që ata shohin si një përgjigje të ngadaltë ndaj shpërthimit në SH.B.A. – ku më shumë se 72,000 njerëz me sëmundje kanë vdekur dhe vlerësimet e brendshme thuhet se tregojnë se numri i përditshëm i vdekjeve mund të arrijë në 3.000 deri në qershor.

Pretendimi i Pompeo se kishte “një sasi të konsiderueshme të provave” që koronavirusi i ri doli nga një laborator kinez u duk se u përplas me komentet e tij javën e kaluar – si dhe ato të gjeneralit të lartë amerikan- se ende nuk dihej nga doli virusi.

Pompeo përsëriti gjithashtu pretendimet e tij më të përgjithshme rreth trajtimit të shpërthimit të Kinës.

“Ata kishin një zgjedhje, por përkundrazi, Kina e mbuloi shpërthimin në Wuhan. Kina ende po refuzon të ndajnë informacionet që na duhen për t’i mbajtur njerëzit të sigurt”.

Baby Boo