Sejdini: Sonte shpresoj për sukses! Nuk është turp nëse humbasim nga Italia”


Kreu i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muhamet Sejdini në një intervistë për TV21 tha se shpreson për sukses në ndeshjen e sotme me Italinë. Ai theksoi se përball kanë një ekip kampion dhe se nuk është turp edhe nëse humbasim.

“Hera e parë është që Maqedonia luan në balotazh për kampionat botëror, nuk është gjë e vogël. Nuk dua të krahasoj evropianin dhe botërorin por me të vërtetë është një gjë e madhe të arrish deri këtu ku ne kemi arritur. Nuk është turp as marre nëse ne humbim nga Italia, nëse humbim nga kampioni evropian por gjithsesi mendoj se lojtarët janë të prirur për fitore dhe në veten e tyre shohin vetëm fitore. Besoj dhe shpresoj se ne sonte do të korrim sukses”, tha mes tjerash Sejdini.

Baby Boo