Seizmologu kosovarë tregon a mund të ketë tërmet më të fuqishëm në Kosovë


Gjatë pasdites së sotme një tërmet ka goditur rajonin e Gjilanit. Seizmiologu Shemsi Mustafa ka dhënë detaje.
Mustafa ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.

“Ky termet na tregon që edhe në të kaluarën kjo zonë është goditur nga tërmetet, goditet edhe tani por edhe në të ardhmen mund të goditet sepse në vitin 2002 ishte pikërisht kjo zona që gjeneroi një tërmet të fuqishëm me 5.7 shkallë të Rihterit”, thotë Mustafa.
“Bazuar në studimet, bazuar në katalogun historik, bazuar në topografinë, bazuar në tektonikën dhe projektin e fundit apo studimin e fundit që është bërë, tregon që kjo zonë mund të ketë tërmete edhe të fuqisë më të madhe”, tha Mustafa.

“Duke u bazuar në studimet më të vonshme që janë bërë në harmonizimin e rrezikut sizmik në, këtë zonë e përshkruan një shkëputje tektonike që është aktive dhe mund të gjenerojë tërmete me një magnitudë maksimale deri 6.5 shkallë të Rihterit. Ky është një parametër me shumë rëndësi për ndërtuesit e asaj zone sepse çdo ndërtim që bëhet duhet të jetë i qëndrueshëm ndaj një tërmeti të mundshëm”, theksoi ai.

Baby Boo