Seferi: Jam shqiptar dhe ne kemi lindur për të luftuar


“Do ta mposht Tyson Furyn me zemrën time të luanit, jam shqiptar dhe ne kemi lindur për të luftuar. E di se e kam fuqinë për ta mposhtur”, thotë Sefer Seferi.

Seferi Seferi shprehet i gatshëm për duelin ndaj Tyson Fury, meç i cili do të zhvillohet të shtunën mbrëma në “Manchester Arena”.

Ai nuk frikësohet edhe pse do të përballet me ish-kampionin e boksit, që dukshëm është i favorizuar për këtë ndeshje, shkruan albinfo.ch.

“Kam shumë respekt për kundërshtarin dhe është një nga boksierët më të talentuar në shekullin 21. Megjithatë, kam ardhur për të fituar këtu në Mançester për të fituar”, është shprehur Seferi në konferencën për media.

Boksieri shqiptar ka shumë besim në vete. “Mund të nokautoj. Kam përvojën e duhur dhe jam stërvitur mirë”, shton tutje vëllai i Nuri Seferit.

“Do ta mposht Tyson Furyn me zemrën time të luanit, jam shqiptar dhe ne kemi lindur për të luftuar. E di se e kam fuqinë për ta mposhtur. Kur ta mposht, do t’ia jap mundësinë e rimeçit”, është shprehur boksieri shqiptar.

Baby Boo