Sedllarca sërish në protestë kundër pagesës rrugore


Banorët e fshatit Sedllarcë kanë protestuar sërish kundër pagesës rrugore. Ata për 3 kilometra rrugë duhet të paguajnë pagesën rrugore për të mbërritur në fshatin e tyre. Kërkojnë heqjen e pagesës, në të kundërtën paralajmërojnë radikalizimin e protestës.

“Mos reagimi i institucioneve ndaj kërkesave të banorëve të fshatit Sedllarcë, ka nxjerrë të njëjtët sërish këtu në autostradë, në pikën pagesore në Tetovë, për në Gostivar. Këmbëngulin të hiqet pagesa për banorët e Sedllarcës sepse, vlerësojnë se janë shumë afër për të paguar 30 denarë”. Banorët e Sedllarcës kanë paralajmëruar se nëse nuk përmbushet kërkesa e tyre do ta bllokojnë autostradën me makineri bujqësore.

“Do të marrim masa edhe më të rrepta, do e bllokojmë rrugën jo sikurse tash në mënyrë të kulturuar, por do marrim traktorët, autokombajnat dhe do e ndalojmë rrugën”. “Të paguajmë sa shfrytëzojmë autostradë, ose rruga alternative të rregullohet që tashmë ekziston. Kjo është matematikë e thjeshtë, deri në Gostivar ka 20 kilometra paguhet 30 denarë, për 3.5 kilometra të paguajmë diku gjashtë denarë apo shtatë denarë”.

“Kjo është një padrejtësi që bëhet për fshatarët tanë. Për 3.5 kilometra paguajmë. Jemi të mllefosur nga padrejtësia që na bëhet vazhdimisht”. Banorët e Sedllarcës tani më një kohë të gjatë protestojnë dhe kërkojnë zgjidhje. Ata për 3 kilometra rrugë duhet të paguajnë pagesën rrugore për të mbërritur në fshatin e tyre./Alsat

Baby Boo