Sedat Sulejmani zgjidhet shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes Besa


Lëvizja Besa ka dalë me njoftim ku ka njoftuar opinion se Sedat Sulejmani është zgjedhur shef i shtabit të kësaj partie:

“KUMTESË

Të nderuar, aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes BESA.

Jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Lëvizja BESA, është duke zhvilluar çdo përgatitje për zgjedhjet historike që do të mbahen pas disa muajve. Kryetari i partisë, Bilall Kasami me autorizim të Kuvendit Qendror të partisë për shef të shtabit zgjedhor ka zgjedhur, Sedat Sulejmanin. Sulejmani do të jetë edhe pjesë e shtabit të koalicionit Opozitar, VLEN.

Urime dhe na priftë e mbara!”.

Baby Boo