Secili nga banorët e Maqedonisë ka bërë 376 kg mbeturina!


Gjatë vitit të fundit në Maqedoni është mbledhur 635.875 tonë mbeturina komunale, ndërsa sasia e mbeturinave të përgjithshme ka qenë 786.881 tonë, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Sasia vjetore, ndërkaq, në mbeturina të krijuara komunale për banor në vitin 2017 është 379 kilogramë, që është 1,3 për qind më pak nga sasia e njëjtë në vitin 2016.

Krahasuar me vitin 2016, sasia e përgjithshme të mbeturinave të të mbledhura komunale në vitin 2017 shënon rritje prej 4,2 për qind.

Sasi më të madhe të mbeturinave të mbledhura komunale është shënuar në rajonin e Shkupit 164.246 tonë apo 25,8 për qind nga gjithsej sasia e mbledhur e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë.

Nga gjithsej sasia e mbledhur e mbeturinave komunale, 527.700 tonë apo 83 për qind janë mbledhur nga amvisëritë, ndërsa 17 për qind nga persona fizikë dhe juridikë (mbeturina komerciale).

Sipas llojeve të mbeturinave, sasi më të madhe të mbeturinave të mbledhura janë mbeturina të përziera komunale, 554.280 tonë apo 87,2 për qind, ndërsa më pak sasi të mbeturinave nga goma, 1.007 tonë apo 0,2 për qind nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të mbledhura komunale.

Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale për banor në vitin 2017 është 379 kilogramë, që është për 1,3 për qind më pak nga sasia e njëjtë në vitin 2016.

Sasia më e madhe e mbeturinave të mbledhura komunale, gjegjësisht 99,4 për qind hidhet në deponi

Baby Boo