Në seancën e sotme për rastin “Monstra”, lëndë e PSP-së do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur. Në seancën e kaluar që u shty për shkak të mungesës së kushteve teknike për dëgjim të dëshmitarit, gjykata theksoi se për sot do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur, ndërsa seanca do të jetë publike.
Rasti “Monstra” ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës, të kryera më 12 prill të vitit 2012, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ndërsa në procedurë të parë u dënuan me burg të përjetshëm Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Ezim dhe haki Aziri, dhe Smai Luta.
Gjykata supreme në dhjetor të vitit të kaluar tërhoqi aktvendimet dhe liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë kujdesi. për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, për të cilët janë shpallur fletë-arreste ndërkombëtare.