Seancë gjyqësore për rastin “Lëndina”, Llatas i akuzuar

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Lëndina” të Prokurorisë Speciale Publike në të cilën akuzohet Dragan Pavlloviq – Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Xvezdan për ndërtim pa leje të tre shtëpizave në Zelenikovë.

Baby Boo Tinex

Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpiza në Komunën e Zelenikovës pa pasur të drejtë për ndërtim të tillë, gjegjësisht ndërtime pa leje.

Llatas ka ndërtuar shtëpizë prej 314 metrash katrorë, ndërsa vëllezërit e tij, ndërsa vllezërit e tij me sipërfaqe prej 130 gjegjësisht 104 metra katrorë.

Në dëshmitë e mbledhura të PSP-së, mes të cilave edhe incizime satelitore, ekspertiza dhe dokumente të tjera, këto tre shtëpiza kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa miratimi për ndërtimin nga komuna është marrë në vitin 2013 kur ka përfunduar ndërtimi./PC

Restorant Lumare