Seancë e re për lëndën “Target – Fortesa”


Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën “Target – Fortesa” të PSP-së, ku të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, të cilët ndodhen në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovsk dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasjo Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski.

Seanca praprake ishte shtyer për shkak të procedurës së papërfunduar të ejstradimit që po zhvillohet para Gjykatës supreme në Greqi për dy të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski. Gjykata supreme e Greqisë në Athinë vendimin duhet ta kumtojë më 18 maj.

Gjykata në Shkup në seancën paraprake paralajmëroi se do të shqyrtohet mundësia për ndarje të procedurës nëse deri në seancën e ardhshme ata nuk ekstradohen.

Hetimi për lëndën “Fortesa” u hap më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2017, nëdrsa për shkak të lidhshmërisë së tyre janë bashkuar në një lëndë. Aktakuza është ngritur m[ 30 qershor të vitit 2017.

Sipas aktit të prokurorisë, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, gjatë periudhës prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme ishin ndjekur 4.286 numra të telefonit për të cilët aspak nuk ishin dhënë urdhëra gjyqësorë. Komunikimi ishte ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhërave gjyqësorë të 1.541 numrave apo gjithsejt 5.827 numrave të telefonit. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Baby Boo