Seanca të reja për lëndët “Trajektorja” dhe “Tanku”


Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trajektorja” dhe procedura e ndarë për “Tankun” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Në “Trajektorja” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.

Sipas PSP-së, ata në vitin 2012/2013 kanë tejkaluar kompetencat e tyre në procedurën për zgjedhjen e kompanisë në ndërtimin e segmenteve rrugore deri në Shtip dhe Ohër dhe kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit me më së paku 155 milionë euro.

Në seancat e mëparshme dhe procedurat e ndara për ish ministren e brendshme Gordana Jankulloska në rastin “Tanku” ishin ofruar prova materiale dhe janë dëgjuar dëshmitarë që në një mënyrë kanë qenë të përfshirë në furnizimin publik të veturës së blinduar “Mercedes gard” në vlerë prej 600 mijë euro në vitin 2012.