Seanca të reja gjyqësore për lëndë “Monstra”


Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja gjyqësore për rastet “Monstra”, “Maxhar Telekom” dhe “TNT”.

Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës “Monstra” të Prokurorisë Publike gjendet në procedurë dëshmuese dhe nxirren dëshmi shtesë të propozuara nga prokuroria.

Për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi shtatë vite më parë, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acovski dhe Aleksandar Naqevski, gjegjësisht peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi e Haki Aziri, si dhe Sami Luta.

Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa si përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut në dhjetor të vitit 2017 i liroi nga paraburgimi të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e ndërmoi PSP-ja dhe lënda është kthyer në gjykim të sërishëm.

Baby Boo