Seanca për “Zhvatjen”, publikohet biseda Zaev – Boki 13


Në pjesën e prezantimit të provave nga prokuroria për Bokin 13, u prezantua biseda mes Bokit dhe Zoran Zaev. Boki shihet se si i kërkon Zaevit të takohen.

“Unë asnjëherë nuk e kam keqpërdorur emrin tënd. Kur kam pasur diçka, ty të kam treguar të parin. Të lutem mendohu edhe njëherë. Të realizojmë një takim dhe do të flasim”.

Ndërkaq, Zaev thotë se i vjen keq por provat që i ka parë tregojnë se bëhet fjalë për një zhvatje të pastërt.

Zoran Zaev
“Boki i pash provat. Unë jam para vendimeve të rëndësishme. Më vjen keq, por më duhet të veproj. Shihen provat është zhvatje e pastër, gjithçka është e dokumentuar”.

Këto biseda Boki ia ka dërguar nënës së tij Jasminka Jovanovska. Pas kontrollit të bërë nga ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë, ato kontstuan se i akuzuari Boki 13 është në gjendje që ta ndjekë gjykimin. Gjithashtu gjykatësja bëri të ditur se ka arritur edhe dokumenti mjekësor nga Klinika e Gastrologjisë të cilët bëjnë të ditur se pas kontrollit të bërë një ditë më parë ata vlerësojnë se nuk ka bazë që Jovanovski të mos mund ta ndjekë gjykimi. Nga këto rrethana gjykatësja kërkoi që gjykimi të vazhdoj, gjë që shkaktoi tensione të reja në gjykatë. Mirëpo gjykatësja ishte e prerë se gjykimi do të vazhdoj dhe nuk pranoi të pala e akuzuar të marrë fjalën.

Boki 13 që më herët nuk kishte zë të flasë, me zë të lartë nisi të bërtiste në gjykatë duke thënë “Më tregoni se cili mjek e ka nënshkruar atë dokument. Ju po e manipuloni opinionin. Ky dokument është falsifikat. Edhe po të varni, unë nuk do të heshtë”. Pas kësaj gjykatësja i dha vërejtje të fundit para se ti shqiptoj dënim./SHENJA

Baby Boo