Seanca për referendumin fillon në ora 15.30


Seanca kuvendore në të cilën do të votohet vendimi për referendumin do të filloj në ora 15.30. Sipas informacioneve të shumicës në rend dite do të jenë dy vendime, thirrja për referendumin dhe vendimi dhe shpërndarja e fondeve për këtë qëllim.

Kuvend, seanca për referendumin në ora 15.00?

Mësohet jo-zyrtarisht se seanca për referendumin është caktuar për në ora 15.00, deri atëherë kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të ketë koordinim me partinë më të madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE.

Më herët nga VMRO-DPMNE, njoftuan se kjo parti nuk do merr pjesë në koordinimin e grupeve parlamentare me kreun e Kuvendit Talat Xhaferin. Burime nga kjo parti bënë të ditur se presin vendimin zyrtarë për referendum që më pas të ndërtojnë qëndrim.

Sot duhet të shpallet referendumi për emrin

Sot duhet të marrin fund dilemat e shumta rreth referendumit për marrëveshjen për çështjen e emrit. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi pritet që të shpallë datën e referendumit menjëherë pasi të jenë betuar anëtarët e rinj të KSHZ-së. Referendumi për emrin pritet të mbahet më 30 shtator. Por pushteti dhe VMRO DPMNE-ja opozitare duket se akoma janë larg marrëveshjes për përmbajtjen e pyetjes së referendumit. Partia e Mickovskit insiston se pyetja duhet te jetë e thjeshtë dhe me një kuptim.

Deputetët sot në orën 9 duhet të dorëzojnë në Parlamentin e Maqedonisë iniciativën për referendumin për Marrëveshjen me Greqinë. Kjo seancë tani për tani zyrtarisht është paralajmëruar në ueb faqen kuvendore. Shumica parlamentare pret që referendumi do të nënshkruhet nga 72 deputetët dhe se do të përkrahet nga VMRO-ja edhe pse kjo e fundit ende mbeten në atë se nuk kanë ndryshuar qëndrim – nuk pajtohen me pyetjen e referendumit.

Pyetja që do ta përmbajë zyrtarisht nuk është deklaruar si përfundimtare, edhe pse kryeministri i Maqedonisë, Zora Zaev pas takimit të liderëve e shtroi si propozim: “A jeni për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO me pranim të marrëveshjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë?”.

Baby Boo