Seanca për rastin “Titanik 2” u anulua


Seanca për rastin “Titanik 2” u anulua shkaku se Fatime Fetai e dorëzoi akuzën e re, pa gjykatësit administrativ të cilët edhe pse Prokuroria Speciale i përfshiu në akuzë, Këshilli i gjykatës penale nuk ia pati pranuar, raporton SHENJA.
Gjykatësi Ognen Stavrev u lejoi avokatëve që të lexojnë akuzën së bashku me të akuzuarit Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe të tjerë.
Seanca e sotme ishte e para për këtë rast që është lidhur për manipulime zgjedhore. /SHENJA/

Baby Boo