Seanca për rastin “Monstra” me dëshmi kontradiktore: Humb ndjenjat dëshmitari


Në seancën gjyqësor të rastit “Monstra” dëshmitari Ahmed Bekir ka humbur ndjenjat, si pasojë e ngarkesës emocionale të shkaktuar gjatë dhënies së dëshmisë, transmeton Portalb.mk.

Ahmed Bekiri para alivanosjes, ka dëshmuar me fakte kontradiktore, nëse krahasohen me dëshmitë e thëna më parë.

Gjatë natës kur ndodhi vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, Ahmed Bekiri sot tha se: “Një herë ka parë vetëm një njeri në Liqenin e Smilkovës, ndërkaq më pas tha se e ka pa një person me pushkë automatike i cili i ka sharë dhe u ka thënë që të largohen nga aty, në të kundërtën do t’i vrasë”, transmeton Portalb.mk.

Bekiri gjithashtu ka thënë se atë natë ka dëgjuar “vetëm një të shtënë me armë”.

09:00 – Sot në ora 10 në Gjykatën penale vazhdon seanca për rigjykimin për rastin “Monstra”. Në bankën e të akuzuarve janë ulur Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta, ndërkaq me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Gjykata pranoi që të arratisurit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri të gjykohen në mungesë, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, rasti “Monstra” që nga muaji mars është në duar të Prokurorisë Speciale Publike. Prokurorja speciale, Katica Janeva tha se janë të përgatitur ta prezantojnë lëndën para gjykatës.

Vrasja te Liqeni i Smillkovës ka ndodhur më 12 prill 2012 ku u vranë djemtë Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe Borçe Stevkovski.

Për këtë vrasje të pesëfishtë u hap lëndë me emrin “Monstra” ku me dënim të përjetëshëm u dënuan Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta, ndërkaq Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë të pakapshëm për autoritetet e rendit.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u përcaktoi masë kujdesi.

Baby Boo