Seanca ndaj Veselit: Gjyqtari kumton akuzat që rëndojnë mbi ish-kryeparlamentarin kosovar


Ish-kryeparlamentari i Kosovës dhe ish-pjesëtari i UÇK’së, Kadri Veseli, aktualisht po paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara të Tribunalit në Hagë.

Gjyqtari ka kumtuar akuzat që rëndojnë mbi Veselin, ku Gjykata Speciale pretendon se janë gjithsej dhjetë prej tyre.

“Përndjekje, burgosje, akte të tjera cnjerzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave. Ndalim arbitrat, trajtim mizor, torturë, dhe vrasje të paligjshme.”, ka kumtuar gjyqtari, përcjell Gazeta Metro.
Ndryshe, Veseli udhëtoi për në Hagë më 5 nëntor të këtij viti, pasi u konfirmua se ka një aktakuzë të ngritur kundër tij.

Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës dha dorëheqje nga pozita e tij si kryetar i PDK’së, pak para nisjes për në Hagë.

Baby Boo