Seanca gjyqësore për rastet “Shënjestra-Fortesa” dhe “Toplik”


Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Shënjestra-Fortesa” dhe “Toplik”.

Në seancën e fundit për rastin “Shënjestra-Foresa” që ka të bëjë me përgjimet e paligjshme, dëshmoi Gjorgji Llazarevski, i cili së bashku me Zvonko Kostovskin i nxorën “bombat” nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim.

Në këtë lëndë të akuzuar janë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov dhe pesë persona tjerë nga DSK.

Sipas aktakuzës, ata në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 kanë përgjuar 4.286 numra telefonik për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor.

Ndërsa në rastin “Toplik” që ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad” në Sopishte të Shkupit, i akuzuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, i cili gjatë javës së kaluar u paraburgos.

Sipas aktakuzës, Janakieski dhe pesë të dyshuarit tjerë e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 64.206.839 denarë.

Baby Boo