Sead Zimeri: Kundërshtarët e Albinit nuk kanë për çfarë ta kritikojnë….


Çlirimi i Sërbisë nga Kosova

Kush e tha i pari? A duhej Albini ta citonte burimin e kësaj thënie?

As burimi dhe as citimi nuk kanë rëndësi në këtë kontekst. Albini nuk ishte në ndonjë konferencë akademike që të ishte i përpiktë në referencat e tij.

Por më kryesore është që disa ide janë aq të përhapura në ndonjë vend saqë ato bëhen pjesë e përditshmërisë së një populli apo krahine. Që edhe Sërbia duhet të çlirohet nga Kosova nuk është ndonjë shpikje gjeniale që kërkon të dokumentohet sa herë që ajo përsëritet. Është common sense. Këtë nuk e bëjmë as me idetë e mëdha të njerëzimit kur ato bëhen pjesë e përditshmërisë apo urtësisë së njerëzimit. Mund të thuhet që suksesi i tyre qëndron pikërisht në ekslipsimin e origjinës së tyre. Ne përdorim mijëra ide pa ua përmendur origjinën, madje edhe në kontekste akademike, sepse ato tani më janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë.

Disa ide normalizohen aq shumë saqë ato përbëjnë kornizën e vështrimit të botës dhe marrëdhënieve tona me të saqë, origjina e tyre, edhe nëse është e njohur, përmendja e tyre është gjest qesharak, për të mos thënë idiotik. Nuk ke nevojë ta përmendësh emrin e Njutonit kur flet për gravitetin, apo të Ajnshtajnit kur flet për teorinë e relativitetit apo të Darwinit për evolucionin, sepse çdokush sot i njeh emrat dhe idetë e tyre. Këto janë zbulime aq të mëdha saqë është qesharake që përdorimi i tyre pa referencë të konsiderohet plagjiaturë.

Por ka edhe ide të tjera që janë zbuluar por kanë përmasa më të vogla e që megjithatë kanë burime të caktuara por që pothuajse askush, përveç specialistëvë në fushat e tyre, në ligjërimet publike nuk ua përmend emrat. Autorët nuk njihen por idetë e tyre njihen mirë dhe përdoren pa kurrfarë ndjesie që po bëjmë plagjiaturë.

Fakti që Albini kritikohet për gjëra kaq të parëndësishme tregon se kundërshtarët e tij nuk kanë asnjë arsye tjetër për ta kritikuar, por zhurmë gjithesi duan të bëjnë.

Baby Boo