Së shpejti do të hiqet roamingu me vendet e rajonit

66372632 - travel and technology concept: woman holding a 3d generated smartphone with roaming on the screen. graphics on screen are made up.

Nga 1 korriku do të shfuqizohet roamingu midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë që kostoja e shërbimeve të roamingut ndërmjet vendeve do të ketë çmime sikur të ishim në shtëpi. Në më pak se katër muaj nga tani, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe BiH do të fillojnë zbatimin e marrëveshjes nga Samiti i Dytë Digjital i vitit 2019, i cili u siguroi qytetarëve roaming më të lirë për thirrjet telefonike, SMS porosive dhe përdorimin e internetit.

“Kur çmimet e shërbimeve roaming të zhduken, do të vendoset një periudhë kalimtare në të cilën operatorët roaming do të paguajnë vetëm tarifë shtesë për çmimet e shitjes me pakicë të komunikimit elektronik nacional. Nga 1 korriku, është planifikuar të braktiset tarifimi shtesë për shërbimet roaming gjegjësisht çmimet vendosen njësoj si çmimet e shërbimeve të komunikimeve elektronike në tregun vendor. Kjo do të thotë që, përdoruesit nga Maqedonia nuk do të paguajnë çmime më të larta se modelet tarifore vendase për përdorimin e shërbimeve të roamingut kur udhëtojnë në pesë vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes”, tha Jeton Akiku, drejtor i AKE.

Nga Agjencia për Komunikime Elektronike thotë se ulja e çmimeve të shërbimeve roaming do të nënkuptojë një hap më afër uljes së çmimeve të roamingut me BE-në. Por, përfitimet nuk do të vlejnë për vendet përreth që janë anëtare të BE-së, pasi në Union vlejnë rregulla tjera. Që të ulen çmimet edhe me BE-në, thonë nga ky institucion, do të jetë e nevojshme që Maqedonia të nënshkruajë marrëveshje për uljen e çmimeve të roamingut me BE-në, duke ndjekur shembullin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë rënë dakord së bashku. Ndryshe, për momentin, çmimi i shërbimit roaming që qytetarët e Maqedonisë paguajnë për thirrjet në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë është – 3,64 denarë për një thirrje drejt Maqedonisë dhe 1,82 denarë për një thirrje hyrëse. Heqja e roamingut u njoftua dje nga Agjencia për Komunikime Elektronike në Kosovë.

Baby Boo