Së paku 11 të vdekur nga stuhitë në Evropë


Së paku 11 persona kanë vdekur si pasojë e dy stuhive që kanë goditur pjesën veriore të Evropës. Erërat me shpejtësi rekorde deri në 200 kilometra në orë, kanë lënë të vdekur tre persona në Britani të Madhe, ndërkaq gjashtë të tjerë kanë humbur jetën në Irlandë, Belgjikë dhe Holandë.

Më shumë 200 mijë shtëpi në Britani janë pa energji elektrike pasi erërat e fuqishme kanë ndërprerë furnizimin në pjesën më të madhe të ishullit. Kompania energjetike ka bërë të ditur se me mungesë të madhe të energjisë do të përballen pjesa jugore e Anglisë dhe një pjesë e Uellsit. Hekurudhat kombëtare kanë bërë të ditur se ende ka pengesa në shërbime dhe u ka bërë thirrje britanikëve që të mos udhëtojnë nëpër disa linja hekurudhore.

Pengesa të mëdha pritet të ketë deri të hënën, teksa kompanitë po punojnë në pastrimin e hekurudhës nga më shumë se 40 drurë që kanë rënë në disa pjesë të hekurudhave.
Ndërkaq, stuhia Zeynep ka goditur Gjermaninë të premten. Disa shoferë janë shpëtuar nga automjetet e përmbytura në Hamburg. Sipas policisë, dy persona kanë vdekur nga stuhia e fuqishme në Gjermani.

Baby Boo