“S’bëjmë dot ceremoni mortore siç e do tradita”! Sidrit Bejlerit humb njeriun e afërt!


Në një kohë që e gjithë Shqipëria po kalon një moment të vështirë me koronavirusin, i cili ka shkaktuar 10 viktima në vend, këngëtari shqiptar Sidrit Bejleri ka humbur një njeri të afërt.

Këtë lajm e ka dhënë vetë Sidriti në rrjetet sociale, i cili është shprehur se tani as ceremonia mortore nuk mund të zhvillohet siç e do tradita.

Ai iu bën thirrje të afërme dhe miqve, që ta kujtojnë të ndjerin me lutje.

“Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë. Në këto ditë të trazuara, kur as cermonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)! Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin”, shkruan Sidriti.

Ceremonitë mortore tashmë nuk mund të kryhen sipas traditave shqiptare, pasi distancimi social është primar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Baby Boo