SBAShK “kërcënon” Kurtin: “Mund ta bllokojmë sistemin arsimor me greva”


Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka kërcënuar kryeministrin Kurti se mund ta bllokoj sistemin e arsimit brenda tre jave siç kishte bërë më herët.

“Nëse nuk ndodhë rritja e pagave, atëherë do të ketë kërkesa të anëtarësisë për veprime sindikale të cilat duhet t’i zbatojmë. Uroj që qeveria Kurti ta kujtoj grevën tre javore të mësimdhënësve që e kishim organizuar në të kaluarën duke e bllokuar tërë sistemin e arsimit nga çerdhet deri tek universitetet” ka thënë Jasharaj.
Këto fjalë Jashari i tha pas deklaratës së zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Popovci i cili kishte thënë se edhe aprovohet Ligji për Paga nuk do të ketë rritje të pagave për arsimtarët.

Ngase sipas tij, për tu rritur paga, duhet të rritet vlera e koeficientit dhe kjo siç tha ai, rritet me ngritje ekonomike.
Jashari i është kundërpërgjigjur Popovcit duke i thënë se uron te mos jete e sakte nje deklarate e tille, pasi një ligj i Pagave pa ngritje të pagave nuk nevojitet fare.

“Uroj që deklarata e zv. ministrit të mos jetë e saktë dhe e tillë. SBAShK-u dhe sindikatat tjera kanë emëruar përfaqësuesit e vet dhe do të takohemi me grupin punues që është duke e përgatitur versionin e parë të ligjit të pagave. Një ligj i pagave që do të nguroste vlerën që kanë tani, nuk na nevojitet. Edhe në të kaluarën, në përpjekje të rritjes së koeficientit kemi bërë greva”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka deklaruar se pagat e mësimdhënësve duhet të rriten ngase sipas tij tashmë janë rritur çmimet në treg dhe së shpejti pritet ngritja e çmimit të rrymës.
“Nëse ligji i pagave i Qeverisë Kurti i ngurosë pagat që janë tani nuk do ta pranojmë ngase të gjithë e dinë se po bëhen katër vite që nuk kemi asnjë lëvizje të pagave më sektorin publik dhe të arsimit madje kur kemi parasysh edhe rritjen e çmimeve në treg të artikujve elementare dhe të rrymës”, theksoi Jasharaj.

Baby Boo