Sasho Mijallkov thotë se e kupton aktakuzën e rastit “Arka”, por nuk ndjehet fajtor

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov në seancën e sotme gjyqësore të rastit “Arka” tha se e ka kuptuar aktakuzën, por para gjykatës tha se nuk ndjehet fajtor. Fajtor thanë se nuk ndjehen edhe të akuzuarit tjerë, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, transmeton Portalb.mk.

Baby Boo

Të gjithë thanë se e kanë kuptuar aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Më parë, Gjykata vendosi që i akuzuari Goran Grujovski të gjykohet veçmas në procedurën e rastit “Arka”.

Në rastin “Arka”, Prokuroria Speciale i akuzon tre ish funksionarë të DSK-së dhe një të MPB-së për shpërdorim të mbi 860 mijë eurove, për furnizimin e pajisjes për përgjim. PSP vlerëson se të dyshuarit kanë shpërdoruar para të shtetit për pasurim personal nëpërmjet disa marrëveshjeve dhe anekseve për furnizimin e pajisjes për spiunim dhe mirëmbajtjen e tyre.