SASHK, pagë shtesë arsimtarëve që punojnë me dy grupe


Drejtorët e shkollave e kanë obligim ligjorë që tu paguajnë mjetë shtesë arsmitarëve të cilët janë angazhuar fizikisht për mbarvajtjen e procesit mësimorë, me dy grupe të nxënësve.

Kështu deklaroi Kryetari i SASHK-ut ,Joakim Nedellkov sipas të cilit pagesa duhet të ndodhë nga dita kur kanë filluar të punojnë në dy grupe. Për këtë obligim ligjorë, ministria e arsimit dhe shkencës u ka dorëzuar njoftim shkollave, ku i rikujton për dispozitat ligjore dhe Marrëveshjen kolektive që janë sjellur më parë tha Nedelkov.
“Ashtu siç u dakorduam me Ministrinë e arsimit dhe shkencës, në suaza të Ligjit për marrëdhënie punë në pajtueshmëri me përqindjen e rritjes së pagës për punë jasht orarit sipas Marrëveshjes së përgjitshme kolektive, të gjithë ata që kanë angazhime plotësuese, apo orë jashtë orarit do të kenë rritje të pagës. Kjo do të thotë që për të gjithë ata arsimtarë që do të punojnë me dy grupe, kur punëdhënësi në mënyrë tjetër nuk mund ta zgjidh problemin, atëherë punëdhënësi duhet të ju paguaj pagë shtesë” – tha Kryetari i SASHK-ut, Joakim Nedelkovski.

Sa i përket formimit të klasave për qëndrim ditorë, Nedelkov tha se fillimisht janë bërë anketa me prindërit për të ditur numrin e saktë të atyre që kanë nevojë për qëndrim ditorë, mirëpo deri më tani tha që nuk ka informacione të sakta se sa prindër janë paraqitur dhe kanë nevojë për këtë kujdes.
Formimi i grupeve për këtë qëllim nënkupton edhe punsimin e kuadrove të reja për kujdesin dhe edukimin e këtyre fëmijëve.

Baby Boo