SASHK: Dekreti më i ri është i qartë, presim që komisioni zgjedhor pranë UCM t’i ndalë dhe shtyjë të gjitha aktivitetet


Duket sikur është i qartë Dekreti më i ri i Qeverisë për ngrirjen e aktiviteteve zgjedhore të UCM-së deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme në shtet. Gjatë ditës presim që komisioni zgjedhor pranë UCM t’i ndalojë dhe shtyjë të gjitha aktivitetet e veta, me çka nuk do ta rrezikonin shëndetin e një numri të madh të anëtarëve tanë, si dhe të punësuarve të tjerë në UCM, kumtoi Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK).

Në të kundërtën, siç thekson Sindikata, do të kenë dyshim të bazuar se është kryer vepër penale ndaj shëndetit dhe sigurisë së njerëzve, si dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Në shkresën e nënshkruar nga kryetari i Sindikatës, Jakim Nedellkov, Sindikata thekson se me vëmendje po e ndjekë gjendjen në UCM për zgjedhje të kryesisë së Universitetit “Shën Cirili e Metodi” dhe se me këtë reagim në përgjithësi, siç thekson, nuk ka ndër mend as të drejtë të përzihet në zgjedhjet në UCM, por se SASHK ka të drejtë statutare dhe morale të kujdeset për shëndetin e anëtarëve të vet.

Baby Boo