‘Sari-mavi’, ‘green-yellow’: A i dinë kosovarët ngjyrat e flamurit?


Deri në vitin 2008, kur është shpallur pavarësia, Kosova nuk kishte një flamur të vetin.

Kuvendi dhe institucionet tjera për simbolet e Kosovës, ishin pajtuar që të mos kenë motive etnike, por të tregojnë orientimin e Kosovës si shtet pro-integrimeve euro-atlantike.Ndonëse flamuri i shtetit të Kosovës, së bashku me pavarësinë mbushin 14 vjet, qytetarët e kanë ende të vështirë ta perceptojnë atë si të tyrin.

Madje, përtej ngjyrave ikonike, kuq e zi, ka prej tyre që të kaltrën e të verdhën shumë vjeçare e kanë të vështirë ta artikulojnë.

Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dizajnuar nga Muhamer Ibrahimi.

Baby Boo