Sara dhe Bardhi drejt martesës? Këngëtari rrëfen planet për dasmë


Bardhi dhe Sara Gjordeni kanë qenë ndër emrat më të komentuar të kësaj kohe. Ata u përfolën për marrëdhënien e tyre, për lojën brenda si dhe për disa situata që u zhvilluan.

Për ‘Shqipëria Live’, reperi nga Kumanova ka folur më gjerësisht për zhvillimet e fundit dhe për raportin me modelen e njohur. Ai u shpreh i lumtur që ka në krah një partnere si Sara si dhe tani po qëndrojnë bashkë në Tiranë.

“Ne po rrimë në Tiranë. Nëna tani po e thërret Sarën. Ka njoftuar familjarët e mi, kam njoftuar familjarët e saj”, u shpreh ai.

Sa i përket planeve për dasmë, artisti shqiptar tha se nuk kanë vendosur akoma se ku do të mbahet.

Nuk e dimë akoma nëse do e bëjmë në Kumanovë, do shohim”, ka qenë përgjigja e tij.

Baby Boo