Sanksionon Putini, gazin do ta paguani me rubla ju shtetet evropiane


Çmimi i gazit në Evropë regjistroi një rritje prej 34% përpara se të binte përsëri në 125 euro (+ 27%) për Mwh, pas vendimit të Vladimir Putin i cili njoftoi pagesën e furnizimeve vetëm në rubla dhe jo më në euro dhe dollarë për vendet e konsideruara “armiqësore”.

Ai i ka dhënë bankës qendrore ruse një javë kohë për të gjetur një mënyrë për t’i konvertuar pagesat në rubla. Sipas Putin, ndryshimi do të prekë vetëm pagesat dhe se vendet do të vazhdojnë të furnizohen me gaz në përputhje me kontratat ekzistuese.

Baby Boo