Sanksionohen vozitësit që organizojnë gara ilegale në Shkup


Policia dje nga ora 14 deri në mesnatë realizoi aksion kontrollues në rajonin e Shkupit me qëllim të zbulimit të sanksionimit të shoferëve të cilët organizojnë dhe marrin pjesë në garat ilegale.

Siç informoi sot MPB-ja, përkohësisht janë marrë 35 motoçilklistë për shkak të dyshimit për probleme teknike dhe pajisje për çlirimin e gazrave të cilat krijojnë zhurmë më të madhe nga e lejuara.

“Lidhur me kundërvajtjet e tjera nga Ligji për siguri të komunikacionit në rrugë dhe Ligjit për automjete ndaj shoferëve, janë ndërmarrë gjithsej 39 masa për kundërvajtje të kryera në qarkullim nga motoçikletat. Për kundërvajtjet e konstatuara janë shqiptuar 15 urdhëresa pagesore të mandatit dhe 24 urdhëresa kundërvajtëse pagesore”, thuhet në kumtesën nga MPB-ja.Pacensure