Sanksionohen 40 shoferë në Shkup për tejkalim të shpejtësisë


Policia e trafikut ka sanksionuar 40 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga qarkullimi janë përjashtuar 12 shoferë.

Sipas buletinit policor, tre shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjashtë persona drejtonin automjetin pa lejë drejtimi, ndërsa 12 vetura janë gjetur të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe 37 këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, tetë këmbësorë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, shtatë shoferë kanë kaluar përmes udhëkryqit në dritë të kuqe, një është rreshtuar në mënyrë jo të drejtë, një ka tejkaluar në mënyrë jo të drejtë, një shofer nuk u ka dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonë udhëkryqi dhe shtatë shoferë janë sanksionuar për mos mbajtjen e helmetës mbrojtëse.

Sektori për parandalim në kuadër të projektit edukativ për komunikacion “Kulturë komunikacioni për fëmijët në institucionet parashkollore” sot do të realizojë punëtori edukative në kopshtin “8 Marsi” objekti “Përzhinë” në komunën Kisella Vodë.

Baby Boo