Kryeministri, Zoran Zaev, nga Londra pas takimit të shefave të delegacioneve të Ballkanit Perëndimor tek kryeministrja e Britanisë, Teresa Mej, ka ritheksuar rëndësinë e marrëveshjes për emrin me Greqinë.
Në fjalimin e tij me temë politika e jashtme, çështjet dypalëshe të trashëguara nga e kaluara, ai tha se marrëveshja ka dëshmuar se të gjitha stereotipat nuk janë në rregull dhe se kur ato thyhen, krijohen modele të reja të sjelljes dhe vendosjes së miqësive të reja midis shteteve dhe politikanëve. Sipas Zaevit, nëse dy vendet në mënyrë të verbër do të qëndronin pas interesave të tyre, atëherë do të shtrohej pyetja se a do të kishte zgjidhje.
“Instituam të mbajmë procesin larg linjave të kuqe dhe erdhëm deri në zgjidhje atëherë kur të gjithë thoshin se kjo është e pamundur”,– është shprehur kryeministri i Maqedonisë.
Për të i është vënë fund një kontesti të dallimeve disavjeçare, i cili ka ngritur mur që ka vështirësuar marrëdhëniet me fqinjët. Zaev ka vlerësuar se pozicionet e nxehta të opozitave në dy vendet flet se aktorët të cilët kanë gjetur zgjidhje kanë të drejtë. Zaev ka thënë se sfida e radhës është zbatimi i marrëveshjes.
Ai njëherësh ka theksuar edhe mbështetjen e liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe ka thënë se Ballkani është shpresa e re e Europës. Në suaza të Samitit është planifikuar që Zaev të realizojë takim bilateral edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federika Mogherini.