Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Zaev i pranishëm në Londër


Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeminsitri Zoran Zaev, në përbërje të të cilit janë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të marrin pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ngjarjet qendrore të Samitit fillojnë nesër me pritjen e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë, Tereza Mej për shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, dhe vendeve anëtare të BE-së të pranishëm në samit, si dhe për përfaqësuesit e Komisionit evropian.

Si program hyrës të Samitit sot në Londër mbahen edhe dy nga tre programet e punës në nivel ministror. Programi i punës për siguri në të cilin merr pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe për politikë të jashtme, konteste bilaterale dhe trashëgimi nga e kaluara ku merr pjesë ministri Dimitrov. Programi i punës në temën ekonomi u mbajt më 4 korrik në Vjenë, ndërkaq në të mori pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

Kryeministri Zaev gjatë ditës së parë të punës do të marrë pjesë edhe në drekën e punës për shefat e delegacioneve dhe të drejtorëve të Bankës evropiane të investimeve, të Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, të përfaqësuesve të Këshillit rjaonal për bashkëpunim të vendeve nga Ballkani Perëndimor, si dhe të përfaqësuesve të Zyres rajonale për bashkëpunim mes të rinjve.

Temë e sesionit të punës së drekës, nën kryesimin e nikoqires së Samitit, kryeministres Mej, është ekonomia dhe bashkëpunimi rajonal, me fjalim hyrës të eurokomisarit për politikë fqinjësore dhe për zgjerim të BE-së, Johanes Han.

Kryeministri Zaev është ftuar të flasë në panelin me temë “Politika e jashtme, çështje bilaterale dhe trashëgimi nga e kaluara”, me të cilin do të kryesojë ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson.

Është paraparë që Zaev të merr pjesë edhe në punën e sesionit plenar të kryesuar nga kryeminsitrja britanike, ku do të prezantohen planet për Samitin në Varshavë në vitin 2019. Në këtë sesion plenar, para të pranishmëve do të flasin kryeminsitri polak Mateush Moravjecki, si dhe kancelarja e RF të Gjermanisë, Angela Merkel dhe eurokomisari Han, të cilët do të flasin në temën “E ardhmja e Procesit të Berlinit”.

Gjatë samitit është planifikuar edhe takim i Zaevit dhe delegacionit qeveritar, me Përfaqësuesen e lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Federika Mogerini.

Programi zyrtar i Samitit BE-Ballkani Perëndimor do të përfundojë me pritje për të gjitha delegacionet në pallatin Sejnt Xhejums, të cilën do ta organizojë pinci Çarlls. Gjatë pritjes në pallatin Sejnt Xhejms, delegacioni i Maqedonisë do të ketë mundësi për takim të shkurtë bilateral me kryeministren Tereza Mej.

Në kuadër të samitit është paraparë që kryeminsitri Zaev të realizojë takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Plenkoviq.

Në margjina të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeminsitri Zaev do të realizojë takim me drejtorin e Shërbimit për siguri nacionale, Robert Çaterton Dikson, si dhe me anëtarë tëGrupit të Ohrit, në organizim të të cilit është edhe mëngjesi i punës me 16 politikanë, përfaqësues ushtarak dhe gazetarë nga Mbretëria e Bashkuar.

Nga Londra, kryeministri Zoran Zaev, me fluturim tëp posaçëm niset drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të NATO-s.