Samir Mane blen fabrikën më të madhe në fushën minerare në Ballkan


Samir Mane, një ndër sipërmarrësit më të sukseshëm në Shqipëri, i cilësuar si njeriu më i pasur në vend, ka kryer sëfundi një zgjerim strategjik në fushën e mineraleve duke blerë zyrtarisht ndërmarrjen “Feronikel” në Kosovë më vizionin për ta shndërruar atë në një ndër prodhuesit dhe eksportuesit kryesor të ferronikelit ne nivel global. Agjensi presitogjoze ndërkombëtare si Reuters i kanë kushtuar vëmendje transaksionit të mësipërm duke i dhënë vëmendje ndërkombëtare këtij investimi.

Sipas të dhënave të bëra zyrtare nga Balfin Group qëllimi është për të rritur prodhimin e ferronikelit nga 7200 ton në vit në më shumë se 10.000 ton në vit. Ky investim është në linjë me investimin në fushën e minerareve të bërë nga Grupi Balfin në vitin 2013 në Shqipëri duke blerë Albchrome në Bulqizë nga kompania Austriake “ACR Holding me mbi 1100 punonjës dhe ku po zbatohet plani i investimit të mbi 70 milion dollarë për zgjatjen e jetëgjatësisë së minierës.
Të dhënat e fundit tregojnë se ndërmarrja e ferronikelit e cila më parë ishte në pronësi të “NeëCo Ferronikeli Complex LLC”, një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan, është blerë nga një kompani me seli në Mbretërinë e Bashkuar që kontrollohet nga “Balfin Group”.



Ky investim vjen në një periudhë të vështirë për Fabrikën Ferronikelit në Kosovë e cila prej muajsh kishte pezulluar prodhimin dhe kishte krijuar detyrime financiare ndaj furnitorëve dhe punonjësve të fabrikës. Një ndër hapat e parë të investitorit Mane ka qënë pagesa e pagave të prapambetura të punonjësve të fabrikës dhe negocimi me kompanitë e tjera për të zgjidhur problemet e trashëguara.

Duhet theksuar se Neëco Ferronikeli, me mbi 800 punëtorë përfaqëson aktualisht punëdhënësin më të madh në Kosovë dhe është përgjegjës për të paktën 1500 vende të tjera pune që kanë të bëjnë me furnizimin e uzinës me lëndë të para dhe logjistikë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Samir Mane është shprehur se “Ne kemi shpresa të mëdha për NeëCo Ferronikelin dhe besojmë se është një investim kyc në Kosovë që ka potencial të jashtëzakonshëm.

Baby Boo